Ekonomia britanike po pëson goditje të njëpasnjëshme dhe efektet e para vihen re në kursin e këmbimit. Paundi britanik ndodhet në rënie të lire, duke u zhvlerësuar me 3.5 përqind kundrejt dollarit, gjë që shënon nivelin më të ulët në 37 vitet e fundit.