Ka nisur patrullimi i përbashkët mes Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe Policisë Rrugore të Kosovës. Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ka pritur në Morinë, Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës Jeton Rexhepi. Drejtorët theksuan rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.