Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tone, duke bërë thirrje për respektimin dhe garantimin e sigurisë të të dhënave personale të votuesve. Diplomatja amerikane ka shpërndarë në rrjetin e saj social Tëitter, një postim të kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili ka publikuar rekomandimin e OSBE-së për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.