Bashkimi Evropian është dakordësuar për një marrëveshje sipas së cilës mund të përdorë të ardhurat nga pasuritë e ngrira të Rusisë për të furnizuar me armatime Ukrainën. Kërkesa e bërë nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me Britaninë dhe Kanadanë, që këto pasuri të sekuestrohen plotësisht dhe të përdoren për të ndihmuar Kievin në përballjen me forcat ruse është më afër realizimit s ëkurrë, raporton Zëri i Amerikës. Banka qendrore e Rusisë kishte llogari bankare dhe pasuri prej miliarda dollarësh në institucionet dhe kompanitë perëndimore. Këto pasuri u ngrinë nga Perëndimi pasi Moska filloi sulmin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.