Prokuroria e Posaçme po heton pasuritë e ish-bashkëshortes dhe partneres aktuale të Arben Ahmetajt dhe burimin e parave me të cilat janë blerë këto pasuri. Top Neës konfirmon se në lupën e prokurorisë së posaçme janë tre vila dhe dy apartamente, në pronësi të ish-bashkëshortes, Albina Mançka dhe partneres aktuale të ish-ministrit të Financave, Erjola Hoxha.