Edhe shkalla e dytë e vettingut ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të krimeve të rënda Idriz Mulkurti, që është marrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë shpalli vendimin për çështjen me numër nr 38 të vitit 2019 për Idriz Mulkurtin.