Një shtetas nga Elbasani nuk ka mundur dot t’ia hedhë drejtësisë, sa I takon tentativës së tij për të pastruar paratë e përfituara me burime të paligjshme në Itali. Bëhet fjalë për Albert Topuzin, të cilit iu sekuestruan këtë të enjte rreth 3.5 milionë euro pasuri në qytetin e Elbasanit. Janë 11 pasuri të sekuestruara në total, të cilat rezultonin në emër të Albert Topuzit dhe dy vëllezërve të tij, Bashkim dhe Gent Topuzi. 46-vjeçari Albert Topuzi rezulton I arrestuar në Itali për “Shfrytëzim i prostitucionit” në rrethana rënduese”, ndërkohë ai dyshohet se ka kryer në Shqipëri, veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.