Ish kreu i SPAK, Altin Dumani është paditur nga kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të familjes Çela. Padia është bërë për shpifje pas deklaratave të bërë vitin e kaluar nga prokurori i posaçëm, që tha se 4 milionë euro prona të kësaj familje në Itali ishin produkt i pastrimit të parave të drogës.