Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nominuar David Kostelançik si pasues të Yuri Kim në Tiranë, të cilës i përfundoi zyrtarisht mandati më 23 janar. Aktualisht ai është këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon. Pas marrjes së nominimit nga ana e Presidentit Biden, pengesa e fundit për marrjen e detyrës në Tiranë është miratimi nga Senati, ku pritet që të zhvillohet një seancë dëgjimore në ditët në vijim.