Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të enjte për të zgjedhur pasuesin e Altin Dumanit si drejtues të SPAK. Katër prokurorë të posaccëm garojnë për këtë post, Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej kandidatëve paraqet platformën para KLP dhe më pas përballet edhe me pyetjet e anëtarëve të këshillit. Në përfundim të këtij procesi, kalohet në votim, ku emri që merr shumicën e votave, por jo më pak se 5 prej tyre konsiderohet i zgjedhur në krye të SPAK.