Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, janë dy drejtuesit e strukturave paralele kriminale të goditura nga operacioni I gjerë I Prokurorisë së Posaçme, ditën e premte, të cilat sipas SPAK, kanë bashkëpunuar në segmente të ndryshme të trafikut të drogës dhe më pas në pastrimin e parave të fitura në investime të ligjshme në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit, kryesisht në kulla dhe projekte turistike në bregdetin shqiptar.