Një person i akuzuar për pastrim parash është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Gjirokastrës. Shtetasi me iniciale A.B., akuzohet se nga paratë e fituara nga veprimtari të paligjshme në Britaninë e Madhe, ka investuar në pasuri të paluajtshme në Sarandë. Nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme, si dhe blerjes së automjetit “Mercedes Benz” me të cilin ushtronte aktivitetin e shërbimit “transport udhëtarësh”, ky shtetas rezultoi se ka kryer veprime financiare me qëllim shmangien nga raportimi sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave, arsye për të cilën po procedohet penalisht.