Është ekstraduar nga Danimarka drejt Shqipërisë 38-vjeçari Daniele Matoshi, i njohur edhe me emrat Daniele Çela dhe Oklid Çela, i lindur në Elbasan. 38-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në korrik të vitit 2025, i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe veprimtarisë kriminale.