Pakënaqësive që çdo mbrëmje shpalosen me megafon poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama do iu përgjigjet përmes modernizimit të platformës së “Bashkëqeverisjes”. Nga Pogradeci, i pari i socialistëve njoftoi projektin e ri qeveritar, të quajtur ‘Pasqyrë Albania’, që do të ndihmojë në adresimin e halleve të qytetarëve nga institucionet, duke u ideuar si një pako postare ku çdo hallkë drejt zgjidhjes së problematikave bëhet e gjurmueshme në kohë reale, dhe ku mund të evidentohen shkeljet e afateve dhe rastet e papërgjegjshmërive institucionale në komunikimin me qytetarët.