Top News – Pasojat e poltikës së Trump. Forca punëtore tkurret, faturë e kripur për deportimet
29/08/2026 11:14

Presidenti Donald Trump ka premtuar operacionin më të madh të deportimeve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në një analizë të ‘The Economist’ thuhet se fushata e deportimit është jopopullore. Shumica e amerikanëve janë dakord me dëbimin e kriminelëve, por jo me shkatërrimin e familjeve të njerëzve punëtorë që kanë jetuar në vend për dekada të tëra. Trump po e ndryshon trajektoren demografike të Amerikës. Migrimi neto në vitin 2025 ishte thuajse zero. Forca punëtore është tkurrur me 1 milion që nga janari. Ndërkohë është shkaktuar një kosto prej 17,000 dollarësh për person për përpunimin, prangosjen dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm dhe shumë biznese po fillojnë të ndjejnë mungesat e para të fuqisë punëtore. Efektet afatgjata mund të jenë edhe më të dëmshme. Edhe pse Trump ka thënë shpesh se favorizon migrimin e ligjshëm, veçanërisht atë të specialistëve të kualifikuar, veprimet e tij sugjerojnë të kundërtën. Ai po pengon vazhdimisht rrugën përmes së cilës të huajt mund të vijnë për të studiuar dhe punuar. Sipas një vlerësimi, 29% më pak viza studentore u lëshuan në vitin 2025 sesa në vitin e kaluar, dhe rregullat e reja po e bëjnë studimin në Amerikë edhe më pak tërheqës. Të huajt duhet të përfundojnë kurset e tyre në më pak kohë sesa një student mesatar dhe pastaj të gjejnë një punë brenda 30 ditëve ose të kthehen në shtëpi. Ndërkohë, firmat amerikane që duan viza H 1- B për stafin e huaj shumë të kualifikuar do të duhet të paguajnë më shumë se 100,000 dollarë për punëtor për të aplikuar dhe prapëseprapë mund të refuzohen. Politika kufizuese e Trump për emigracionin bie ndesh me mënyrën sesi është krijuar ekonomia amerikane ndër vite. Pothuajse gjysma e firmave Fortune 500 u themeluan nga emigrantë ose nga fëmijët e tyre. Shumë nga sipërmarrësit më të sukseshëm të Amerikës, përfshirë Elon Musk, kanë emigruar për studime drejt Shteteve të Bashkuara. Sipas eksepertëve, reformat në fushën e emigracionit do të duhet të shkonin në drejtimin e hapjes së dyerve për njerëzit më të talentuar në botë. Kjo mund ta bëjë vërtet Amerikën përsëri të madhe.

Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06