Top News – Pasojat e pandemisë/ Politikat bankare për rimëkëmbjen
23/10/2020 15:05

Ministrat e Financave dhe dhe Guvernatorët e bankave qëndrore të vendeve të Evropës diskutuam në një takim online me Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zj. Kristalina Georgieva mbi zhvillimet dhe masat e marra për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi. Në takim u diskutua edhe për strategjitë që po ndiqen për të siguruar rimëkëmbjen dhe për të forcuar qëndrueshmërinë, duke trajtuar gjithashtu sfidat afatgjata në ekonomi. Shefja e FMN Georgieva, tha se për shkak të pandemisë ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim u goditën ashpër gjatë vitit 2020. Ajo shtoi se natyra e goditjes pandemike kërkon mbështetje të vazhdueshme të politikave, në varësi edhe të hapësirave që këto politika kanë në vendet e rajonit. Ndërsa Alfred Kammer, Drejtori për Evropën në FMN, vlerësoi marrjen në kohë të masave të jashtëzakonshme nga secili vend dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhje efektive rajonale dhe globale. Gjatë takimit guvennatori shqiptar Gent Sejko prezantoi përvojën dhe sfidat me të cilat u përballën institucionet dhe politikëbërësit në vendin tonë gjatë menaxhimit të kësaj situate. Sipas Sejkos tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia shkaktuan goditje të dyfishtë brenda një periudhe kohore të shkurtër. Si përgjigje, nga Banka e Shqipërisë vendosi uljen e normës bazë të interesit dhe shtimin e injektimeve të likuiditetit; lehtësimi rregullator i përkohshëm në nxitje të shtyrjes së pagesës së kësteve dhe të ristrukturimit të kredive; pezullimi i pagesave të dividentit në sektorin bankar; si dhe, heqja e tarifave të transaksioneve ndërbankare në sistemet tona të pagesave. Guvernatori shtoi se të gjithë aktorët publikë në vend kanë marrë masa ekonomike të koordinuara dhe në kohën e duhur, në aspektin fiskal, monetar duke zbutur efektet negative të pandemisë. Ai evidentoi rolin e Instrumentit të Financimit të Shpejtë akorduar Shqipërisë nga FMN në fillimet e pandemisë, i cili mbështeti stimulin tonë fiskal, lehtësoi ndikimin e tij në tregjet e brendshme financiare dhe sinjalizoi aftësinë e vendit për të aksesuar burime të ndryshme financimi.

Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01