Pavarësisht lajmërimeve të metereologëve për një përkeqësim të motit dhe probleme në disa bashki, situata duket se është nën kontroll. Gjatë një raportimi pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se situata e reshjeve të shiut aktualisht nuk përbën shqetësim për vendin tonë.