Top News/ ‘Pasoja të rrezikshme për SHBA-në’ / Lavrov kërcënon Uashingtonin për ndihmën e Ukrainës
07/10/2024 13:36

Shtetet e Bashkuara do të përballen me "pasoja të rrezikshme" nëse vazhdojnë me rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vend që të mbështesin një zgjidhje të propozuar ruse që do të shihte Moskën të merrte nën kontroll një pjesë të territorit ukrainas, tha njeriu që shërben si kryediplomati i Presidentit rus Vladimir Putin prej 20 vjetësh në një intervistë. Më shumë se dy vjet e gjysmë pasi Putini urdhëroi një "operacion special ushtarak" kundër Ukrainës në atë që është bërë konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Kremlini ofron një plan të zbatueshëm për t'i dhënë fund gjakderdhjes dhe shkatërrimit si edhe për rindërtimin e arkitekturës së sigurisë në kontinent. Ai akuzoi aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA se fillimisht mbolli farat e luftës, një dekadë më parë, dhe po vazhdon të ndezë flakët. "Rusia është e hapur për një zgjidhje politiko-diplomatike që duhet të eleminojë shkaqet rrënjësore të krizës," tha ai. "kjo duhet të synojë t'i japë fund konfliktit në vend që të arrijë një armëpushim." Plani i Rusisë nënkupton që Ukraina të heqë dorë nga provincat kryesisht ruse të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhias, të cilat u aneksuan zyrtarisht nga Moska pas një referendumi të kontestuar ndërkombëtarisht në shtator 2022, si dhe nga Krimeja e okupuar nga rusia në 2014. Kievi gjithashtu duhet të pranojë të braktisë përpjekjen për t'u bërë anëtar i NATO-s apo edhe hapa të tjerë që moskës nuk i pëlqejnë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20