Top News/ Pasiguria e rrugës Elbasan-Peqin/ ARRSH premton ndërhyrjen pas aksidentit vdekjeprurës
03/12/2024 09:30

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me protestat e banorëve dhe shqetësimin për rrezikshmërinë e rrugës që paraqet rruga Elbasan-Peqin. Përmes nje postimi në rrjetin social facebook kryetari i bashkisë Peqin Bukurosh Maçi sqaron se Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bashkisë Peqin dhe do të marrë masa të menjëhershme me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe uljen e rrezikshmërisë në aksin Peqin- Pajovë. Kryebashkiaku sqaron më tej se pas verifikimeve të imtësishme nga grupi i punës i ngritur për këtë rast me ekspertë të fushës, ARRSH do vendosë sinjalizuesit me dridhje dhe shirita, sinjalistikën e përforcuar për vendkalim këmbësorës, sinjalistikën që njofton hyrjen në zonë të banuar, caktimin e kufirit maksimal të shpejtësisë deri në 30 km në orë për mjetet si dhe vendosjen e tabelave vertikale “Kujdes fëmijët”. Sakaq do të vendosen dhe kurrizat artificialë me qëllim uljen e shpejtësisë, një mbikalim për këmbësorë i cili rrit sigurinë rrugore në këtë zonë të banuar. Këto masa vijnë pas aksidentit që u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin ku pas përplasjes së dy mjeteve, njëri prej tyre doli nga rruga duke aksidentuar për vdekje 8-vjeçarin i cili ishte duke qëndruar në trotuar.

Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01