Top News – Pasi zhduku ushtrinë e Assadit, Izraeli po përgatit sulme mbi bazat bërthamore të Iranit
13/12/2024 14:37

Izraeli po përgatitet të godasë bazat bërthamore të Iranit në një mision të përbashkët me SHBA-në, ndërsa Irani është "i izoluar dhe i dobët". Forcat izraelite të mbrojtjes po përgatiten për sulmet, pasi zhdukën 85 për qind të mbetjeve të ushtrisë së Asadit, duke pastruar rrugën për avionët dhe raketat e tyre. Qeveria e Netanyahut ka konfirmuar tani se do të shfrytëzojë mundësinë e rrallë për të goditur Iranin pasi aleatët e vendit islamik janë rrëzuar si miza. Izraeli ka shkatërruar 85 për qind të sistemeve kundërajrore në Siri në një valë prej 480 sulmesh, sipas burimeve nga vendi, duke fituar epërsi totale në qiell. Siria nën diktatorin Assad ishte aleati më i afërt i Iranit, kështu që Irani është shumë më i izoluar dhe më i prekshëm tani që regjimi i tij është rrëzuar. Grupi kukull i Iranit në Liban, Hezbollahu, është gjithashtu tepër i dobët pas një përballjeje të dhimbshme me Izraelin, cka hap më tej rrugën për veprim vendimtar. Izraeli ka konsideruar mundësinë e sulmeve ndaj programit të rrezikshëm bërthamor të Iranit prej vitesh, por ka hezituar, pjesërisht për shkak se SHBA gjithmonë ka paralajmëruar kundër këtij hapi. Por mundësia po bëhet më e prekshme tani që irani është dobësuar. Irani gjithmonë ka mohuar se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore dhe thotë se programi i tij ka qëllime civile. Megjithatë, inteligjenca amerikane ka zbuluar se Irani ka patur një program të organizuar bërthamor ushtarak deri në vitin 2003 dhe Izraeli beson se misioni nuk është braktisur kurrë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04