Top News – Pasi ‘pushtoi’ Hënën, niset drejt Diellit / India nuk ndalet, nis misionin e ri
03/09/2023 12:34

India nisi të shtunën misionin e saj të parë hapësinor për të studiuar Diellin, më pak se dy javë pasi realizoi një ulje të suksesshme në polin jugor të Hënës me një mjet hapësinor pa ekuipazh. Anija hapësinore Aditya-L1 u nis me një mjet për lëshimin e satelitëve nga qendra hapësinore Sriharikota, në Indinë jugore, me detyrën për të studiuar Diellin nga një distancë prej 1.5 milionë kilometrash nga Toka. Pika e njohur si L1, mundëson një pamje të pandërprerë të Diellit. Anija hapësinore mbart shtatë pajisje për të studiuar kurorën e Diellit, kromosferën, fotosferën dhe erërat diellore, tha Organizata Indiane e Studimit Hapësinor (ISRO). Pas gati një ore, ISRO njoftoi se lëshimi u “përmbush me sukses”. “Mjeti e ka vendosur satelitin me saktësi në orbitën e planifikuar. Observatori i parë diellor i Indisë ka filluar udhëtimin drejt asaj që njihet si pika L1 Diell-Tokë”, njoftoi ISRO nëpërmjet një mesazhi në platformën X, e njohur më parë si Tëitter. Satelitit do t’i duhen 125 ditë për të mbërritur në pikën L1. Kur të jetë pozicionuar, sateliti do të mund të japë paralajmërim të hershëm për pjesëza dhe rrezatim nga aktiviteti i rritur diellor, që mund të nxjerrë jashtë funksionimit rrjetet energjetike në Tokë, tha shkencëtari B.R. Guruprasad, në një artikull në gazetën “The Times of India”. Paralajmërimi i hershëm mund të mbrojë edhe satelitët, që shërbejnë si infrastruktura kryesore e ekonomisë globale, si dhe personat që gjenden në stacionet hapësinore. Më 23 gusht, India u bë vendi i parë që uli një mjet hapësinor pranë polit jugor të Hënës – një udhëtim historik në territor të pashkelur më parë, që shkencëtarët besojnë se mund të përmbajë rezerva jetike uji të ngrirë. Misioni i indisë në hënë tashmë konsiderohet i kryer pasi të dielën, zyrtarët fikën roverin në polin jugor të hënës pasi ai përfundoi misionin dy javor të kryerjes së eksperimenteve. Tani, roveri Pragyan, nga anija hapësinore Chandrajan 3, është në Sleep Mode por me bateri të karikuara dhe marrës komandash të ndezur, në pritje të detyrave të reja... “Ai do të qëndrojë përherë atje si ambasador i indisë në hënë”, thanë zyrtarët.Pas një përpjekje të dështuar për t’u ulur në Hënë në vitin 2019, India tashmë i është bashkuar Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, si vendi i katërt që realizoi këtë arritje.

Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18