Bordi i Twitter-it pranoi më në fund ofertën e Elon Musk për blerjen e kompanisë, me një shifër prej 44 miliardë dollarë. Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe do t’u kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen. Pasi transaksioni të përfundojë, Twitter-i do të bëhet një kompani private në zotërimin e Elon Musk. Mirëpo, kur ka mësuar se CEO i Tesla-s do të marrë platformën Twitter, aktorja Jameela Jamil ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga platforma.