Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! Besimtarët katolikë në të gjithë Shqipërinë kremtuan pashkën, ditën më të rëndësishme të kalendarit liturgjik, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit. Ky moment sjell dritën e shpresës në shtëpinë e çdo besimtari. Në kryeqytet, në katedralen e “Shën Palit” u mbajt mesha e ringjalljes së Krishtit mbrëmjen e së shtunës, kryesuar nga arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.