Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një tjetër video nga spitali Covid 3, aty ku mjekët luftojnë për të shpëtuar jetët e pacientëve të infektuar nga koronavirusi. Përmes një statusi në facebook, Rama e cilëson videon si pjesën e dytë të ekskluzives nga vija e zjarrit. Sipas Ramës, video tregon realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht shkruan ai është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman. Mjekja Arjana Strakosha e cilëson një alarm false, atë që thuhet se nuk ka shtretër dhe se njerëzit shtrihen nëpër korridore. Videot e kryeministrit Rama, janë një përgjigje për Lulzim Bashën, që prej ditësh ka hedhur akuza se në spitale nuk ka shtretër, apo se fshihet numri i viktimave dhe Infektimeve nga koronavirusi.