Top News/ Pasaportat ju lutem! Parashutistët britanikë ndalen nga doganierët francezë në D-Day
06/06/2024 14:33

Parashutistët britanikë që rikrijuan skenat e hedhjes me parashuta nga një avion përtej vijave të mbrojtjes gjermane, në përvjetorin e 80-të të asaj që njihet tashmë si D-Day, u pritën nga zyrtarët francezë të doganave në një postbllok kufitar të improvizuar. Pak çaste pasi parashutistët prekën tokën dhe mblodhën pajisjet e tyre, ata u vendosën në radhë njëri pas tjetrit dhe nisën të dorëzonin pasaportat e tyre në duart e zyrtarëve francezë të doganave, në një fushë të Normandisë. Rreth 320 parashutistë britanikë, belgë dhe amerikanë morën pjesë në manifestimin e të mërkurës, që inskenonte ngjarjet e 6 qershorit 1944. “Është diçka që nuk e kemi përjetuar më parë”, tha Mark Berry, komandanti i parashutistëve britanikë, për gazetën The Sun. “Por duke pasur parasysh mikpritjen e jashtëzakonshme me të cilën u përballëm në cdo drejtim tjetër, duket se ky ishte një cmim i vogël për të paguar për ardhjen tonë në francë”, shtoi ai. Që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian, qytetarët e saj nuk kanë më të drejtë të lëvizin lirshëm brenda bllokut dhe përballen me kontrolle më të rrepta të imigracionit. Parashutistët britanikë u hodhën nga tre avionë ushtarakë A400M mbi Sannerville, duke pasqyruar aksionin e tetë dekadave më parë. Agimin e 6 qershorit 1944, mijëra forca ajrore aleate u hodhën me parashuta në zonat e zbarkimit përgjatë bregut të Normandisë. Trupat tokësore më pas zbarkuan në pesë plazhe. Parashutistët u hodhën pas linjave gjermane, me mision thyerjen e tyre, kapjen e urave strategjike dhe vendosjen e pozicioneve mbrojtëse. Ata u përballën me sfida orientimi në errësirë dhe disa madje u vunë nën zjarrin e fortë të armikut.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13