Shtyrja e afatit te aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat e skaduara nuk do te jete përtej 31 dhjetorit. Zv.ministra e puneve te Brendshme Rovena Voda gjate një raportimi ne komisionin e Sigurisë kombetare ku diskutohej akti normativ për ligjin per pajisjen e shtetasve me pasaporte tha se brenda kësaj periudhe qytetarët do të gjejnë mundësinë për të bërë aplikimet, pavarësisht situatës së krijuar nga Covid 19.