Në Britaninë e Madhe, kompanitë teknologjike, kanë nisur bisedimet me qeverinë për krijimin e pasaportave të shëndetit që do të ndihmojnë britanikët të kthehen të sigurt në vendet e tyre të punës, duke përdorur testimet për koronavirusin dhe njohjen faciale. Biometrika faciale mund të përdoret për të dhënë një certifikatë dixhitale, ndonjëherë e njohur edhe si pasaportë imuniteti, që do të provojë se cilët punonjës e kanë kaluar Covid-19 e kjo mund të jetë një mënyrë e zbutjes së pasojave tek ekonomia dhe bizneset nga distancimi fizik pas zbutjes së masave të izolimit aktual.