Pasaporta më e fuqishme për vitin 2023 është Japonia, e cila mban vendin e parë. Indeksi i Pasaportave Henley ka publikuar një raport tremujor me top dhjetëshen e parë me pasaportat më të mira për këtë vit. Qytetarët japonezë mund të udhëtojnë në 193 vende pa viza. Një treshe pasaportash aziatike u ofron liri më të madhe udhëtarëve në çdo vend të ndryshëm të botës. Në vendin e dytë qëndron Singapori dhe Koreja e Jugut me një diferencë shumë të vogël, teksa qytetarët mund të vizitojnë lirisht 192 vende.