Top News – Pasagjerët ‘përplasen në tavan’ / Fluturim ferri, turbulenca ekstreme godet avionin
05/06/2025 12:15

Nëntë persona janë plagosur pasi një fluturim i Ryanair u godit nga turbulenca të forta, me ekuipazhin dhe pasagjerët që u tmerruan ndërsa avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente. Fluturimi nga Berlini në Milano u përball me stuhi mbi Gjermaninë jugore, me raportime se njerëzit u hodhën nga sediljet e tyre në tavan, ndërsa avioni kaloi përmes turbulencave. Një pasagjer i tmerruar tha për gazetën gjermane BILD: 'Nuk kam qenë kurrë më i frikësuar më parë - por në atë moment, mendova se avioni do të cahej apo do të rrëzohej!' Disa pasagjerë raportohet se kanë qenë nga vendet e tyre kur avioni u godit nga turbulencat, ndërsa një nënë dhe një foshnjë, thuhet se ishin në tualet. Disa pasagjerë pretenduan se nuk ishin paralajmëruar në kohë për të vendosur rripat e sigurimit, thotë BILD. Kushtet e vështira cuan në një ulje të paplanifikuar në Memmingen, në Gjermaninë jugore, ku fotografitë tregojnë avionin e pasagjerëve në pistë pranë automjeteve të emergjencës. Pasagjerët thuhet se u mbajtën në avion për disa orë. Shërbimet e emergjencës zbritën pasagjerët nga avioni pasi kapiteni kërkoi ndihmë mjekësore para uljes. Ulja në Memmingen thuhet se ka qenë 'e sigurt dhe pa incidente'. Në avion kishte 179 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Tre nga ata që u lënduan thuhet se u shtruan në spital, përfshirë një dyvjeçar që pësoi mavijosje, një grua që pësoi një carje në kokë dhe një pasagjer tjetër me dhimbje shpine.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54