Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares, Vannesa Ballan, e cila u masakrua me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj në Itali. Kolegët e 27-vjeçares kanë folur për mediat italiane. Ata janë shprehur se 41-vjeçari nga Kosova e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku e reja shtatzënë punonte, justifikohej duke bërë blerje shumë të vogla dhe më pas largohej.