Temperaturat e larta kanë dhënë efekt negativ edhe në Fier, ku vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit është aktivizuar edhe njëherë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullinj, pisha dhe bimë të tjera, ndërsa vijojnë përhapjen me shpejtësi. Forcat e zjarrëfikësve kanë zbritur në terren me mjetet përkatëse për të mundësuar shuarjën e flakëve, por vatra vijon të jetë aktive. Riaktivizimi i vatrës në kodrat e Vajkanit, vjen një ditë pasi aty u dogjën dhjetra rrënjë ullij dhe pisha dhe më pas u bë stabizlimi i saj.