Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të shqyrtojë një urdhër arresti për presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, lidhur me rolin e vendit në luftën kundër Ukrainës. Në një raport të ri, komiteti i bëri thirrje gjithashtu regjimit bjellorus që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe shprehu shqetësimin për vartësinë e vendit ndaj Moskës.