Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mblidhet këtë të martë për të votuar armëpushimin e menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme të propozuar në Këshillin e Sigurimit. Mbledhja urgjente është rrjedhojë e kërcënimit me jetë që grupi militant i Hamasit bëri për pengjet izraelite. Drafti aktual i propozuar u paraqit nga një grup prej 20 vendesh arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik.