Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e një rezolute për dënimin e krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Sipas PD-së, kërkesa dhe draft-rezoluta janë firmosur nga 30 deputetë të grupit parlamentar demokrat dhe janë dorëzuar zyrtarisht në Kuvend. Opozita kërkon që Kuvendi të ndërmarrë një veprim të koordinuar me institucionet e Kosovës, me synim ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.