Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, i ka shkruar sërish një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku vazhdon të kërkojë informacione për rastin e liderit historik demokrat, Sali Berisha. Në letër thuhet se janë bërë pesë muaj që kur ai ka bërë kërkesën për informacion, por nuk e ka marrë diçka të tillë. Ai e quan të dyshimtë dhe të papranueshme faktin që ende nuk ka marrë asnjë informacion.