Inspektorati Shtetëror Shëndetësor prej disa ditësh ka zbarkuar në terren për të verifikur certifikatën e vaksinimit të punonjësve të adminstratës publike. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, Tiranë ka qenë një prej institucioneve të para ku ka filluar kontrolli lidhur me pajisjen e stafit të punonjësve me certificatët e vaksinimit. Sipas inspektorëve kjo është ndërmarrja me ecurinë më të mirë të vaksinimit pasi shumica e punonjësve tashëm janë imunizuar me dozat e vaksinës anti Covid.