Gjykata e Fierit ka caktuar 30 ditë burg për Redina Binjakun, e cila punonte si edukatore në kopshtin ku humbi jetë fëmija 3-vjeçar. 27-vjeçarja cilësohet si personi përgjegjës për sigurinë e fëmijës. Ajo akuzohet nga Prokuroria e Fierit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Në përfundim të seancës gjyqësore, gjyqtari Konomi vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” 30 ditë për Binjakun.