Teksa lufta mes Rusisë e Ukrainës vijon, e njëherësh edhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjetur gjuhën e paqes, tensione të reja janë shfaqur në horizont. Moska zyrtare akuzon Norvegjinë për militarizimin e Arkipelagut Svalbard, duke thënë se aktivitetet e fundit në këtë territor po minojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Lidhur me këtë mësohet se ministria e Jashtme Ruse ka thirrur ambasadorin norvegjez në Moskë për të diskutuar këtë çështje të rëndësishme.