Top News – Pas Ukrainës Rusia do pushtojë Hënën / Putin krenohet me arsenalin e armëve futuriste
05/11/2025 14:40

Presidenti rus Vladimir Putin u mburr me arsenalin e ri të armëve bërthamore të Rusisë që ai pretendon se mund të ndihmojnë vendin e tij të pushtojë Hënën. Ai u mburr me aftësitë e raketës së lundrimit që mund të mbajë mbushje bërthamore dhe super torpedon e Rusisë, Poseidon, duke thënë se teknologjia që qëndron pas këtyre armëve strategjike mund të përdoret për udhëtime hapësinore dhe misione hënore. Javën e kaluar, Putin tha se Rusia kishte testuar me sukses raketën Burevestnik me aftësi bërthamore, duke thënë se ajo mund të shmangte çdo sistem mbrojtës. Dhe një ditë më parë ai vlerësoi shpejtësinë e raketës, tre herë më e madhe se ajo e zërit, dhe sistemin e saj të shtytjes së reaktorëve të vegjël bërthamorë, që mund të vihen në veprim shumë më shpejt se reaktorët standardë – brenda vetëm disa sekondave. “Rrezja e veprimit e Burevestnik, siç dihet, i tejkalon të gjitha sistemet raketore në botë”, tha ai, ndërsa u shpërndau medaljet më të larta shkencëtarëve që projektuan sistemet e tij të reja raketore bërthamore Burevestnik dhe Poseidon. Sipas Putinit, teknologjitë bërthamore të përdorura si te Burevestnik ashtu edhe te Poseidoni ishin veçanërisht të dobishme për punën në Arktik dhe për udhëtimet në hapësirë dhe, përfundimisht, për ndërtimin e një stacioni në hënë. Rusia ka testuar në mënyrë agresive arsenalin e saj bërthamor gjatë javëve të fundit. Ndërsa Putin tha se një anije luftarake e NATO-s kishte qenë në afërsi kur raketa Burevestnik po testohej. “Unë besoj se specialistët e huaj ishin në gjendje ta verifikonin këtë, pasi një anije zbuluese e NATO-s ishte e pranishme në zonë gjatë testit të Burevestnik më 21 tetor. Ne nuk ndërhymë në punën e saj. Le ta shihnin të gjithë”, tha ai.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00