Pas tre ditësh udhëtim në hapësirë 4 astronautët amatorë ia dolën të zbrisnin të sigurtë në tokë. Kapsula Dragon u ul butësisht në ujë dhe moduli arriti që të lundronte në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. Ky ishte fluturimi i parë me qira i pasagjerëve për SpaceX e Elon Musk,. Gjithashtu do të mbahet mend si një hap gjigand për turizmin hapësinor nga një kompani private.