Pas Tiranës, të gjitha fletët e votimit do të rinumërohen edhe në Qarkun e Fierit. Ky është vendimi i marrë këtë të hënë nga Komisioni për Ankimimet dhe Sanksionet i KQZ-së. Për rinumërim në këtë qark depozituan kërkesë Partia Demokratike dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet. Sipas opozitës, gjatë votimit ka pasur parregullsi në identifikimin e zgjedhësve, identifikimin elektronik dhe dyshime për votim të dyfishtë. PD tha se ka pasur parregullsi të mëdha edhe për votën e diasporës në këtë qark.