“Krenar për Shqipërinë!” Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Edi Rama nga Brukseli. Para fillimit të punimeve të samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, Rama zhvilloi një takim bilateral me komisionerin për zgjerimin dhe fqinjësinë, Olver Varhelyi, i cili në një reagim në Twitter shfaqet optimist për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare këtë vit.