Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza nga Parlamenti, teksa e konsideroi antikushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk pranoi ankesën e deputetëve të opozitës për ashpërsimin e masave ndaj tij. Teksa tha se kjo e enjte është një ditë beteje, shtoi se janë rreshtuar me dhjetëra gardistë, të cilët po mbrojnë krimin e shëmtuar që kryen qeveria.