Europol njoftoi të martën se në një operacion të gjerë të ndërmarrë në pesë vende të Bashkimit Europian dhe të koordinuar me Eurojust ka arritur që të depërtojë në serverat e një aplikacioni sekret të përdorur kryesisht nga krimi i organizuar. Europol thotë në komunikatën zyrtare se aplikacioni i quajtur ‘Matrix’ është më kompleks në infrastrukturë dhe ndërtim se sa aplikacionet Sky dhe Encrochat dhe me gjasë është porositur dhe ndërtuar me porosi nga krimi i organizuar.