Rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, me armë zjarri shtetasi Romeo Berberi, rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.