Pas akuzave ndaj ish shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duket se presidenti Bajram Begaj ka ndërmarrë hapat e parë për të zbuluar nëse çështja ka cenuar sigurinë kombëtare. Begaj zhvilloi këtë të enjte takime me Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila.