Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka replikuar me presidentin Ilir Meta, të cilin e akuzon për sulm ndaj qeverisë me të dhëna të gabuara. Kreu i shtetit kishte publikuar një lajm në profilin e tij në Facebook, ku thuhet se Shqipëria ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë.