Pas debateve te shumta që pati me Luizin dhe Kiarën, Efi ka vendosur të distancohet, prandaj ka nisur të qëndrojë me banorë të tjerë. Në një bisedë me Nitën dhe Dean, u shpreh se nuk është në qëllimin e saj të sulmojë banorë teksa merr mbështetje nga të tjerët. Sipas Efit, nëse e bën këtë gjë është vetëm për lojë ndërsa mendimin e saj do e thotë edhe sikur të ketë përballë 10 banorë.