Top News – Pas protestës në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 8 në kërkim
10/12/2020 10:26

Protesta e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë është shoqëruar me hetime intensive për të nisur procedimet penale ndaj disa personave. Në njoftimin e saj zyrtar për shtyp, Policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 3 persona, proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private. Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta, lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë. Ndërkohë, policia thotë se po vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme . Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19. Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit.

Top News- Shkolla nis më 8 shtator, dalin dhe datat e provimeve për vitin e ardhshëm
18/08 12:58
Top Channel/ Vodhën tabakinon gjatë natës në Lezhë, vihen në pranga dy shtetas të Kosovës
18/08 12:54
Top News- Një parashutiste bie në zonën e plazhit në Vlorë, pëson dëmtime të lehta
18/08 12:52
Top News- Delfinët i afrohen bregdetit të Darzezës, duartrokiten nga pushuesit
18/08 12:47
Top News – Merz do ushtrinë më të fortë në Evropë / Por Bundeswehrit i mungojnë 60 mijë ushtarë
18/08 12:31
Top News – Shpërthimi në fabrikën e barutit / Rëndohet bilanci në Rusi, 20 viktima e 134 të lënduar
18/08 12:24
Top Channel/ Kulmi i sezonit, Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj
18/08 12:21
Top Channel/ Urgjencat e verës! Për të përballuar fluksin në Lezhë po jepet ndihmë me motoambulancë
18/08 12:21
Top Channel/ Pushues me kampera/Të huajt zgjedhin Darëzezën për qetësinë, rërën kurative dhe sportet
18/08 12:20
Top Channel/ Nis provimi i Informatizuar! Maturantët i nënshtrohen testit në Fakultetin e Mjekësisë
18/08 12:18
Top Channnel/ Berisha në SPAK: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit
18/08 12:16
Top Channel/ Berisha në SPAK! Sulmon Dumanin, mbron prokuroren e gjykatësin që kritikoi Rama
18/08 12:13
Top Channel/ Delfinët vizitojnë bregdetin e Darzezës, pushuesit surprizohen nga pamjet e rralla
18/08 11:58
Top News- ‘Dumani e Gjoka, bashkëpunëtorë në krim’, Berisha akuza edhe ndaj KLP e KLGJ
18/08 11:43
Top News- Fushë-Arrëzi “rrethohet” nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit
18/08 11:38
Top News- Zjarri në Kolonjë ende aktiv, rrezikon të digjet Rezervati i Mbrojtur Gërmenj-Shelegur
18/08 10:50
Top News – Pas pushimeve në bjeshkë, Berisha paraqitet para SPAK
18/08 10:23
Top News- “Rilind” spitali i Lezhës, aparatura moderne e bashkëkohore, Rama ndan pamjet
18/08 09:56
Top News – Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit. Rama: Për pelegrinët dhe vizitorët
18/08 09:32
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41