Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të mbërrijë në Izrael këtë të enjte, në mesin e tensioneve dhe luftimeve vdekjeprurëse. Sipas njoftimit të zyrës së udhëheqësit britanik, Sunak do të zhvillojë takime fillimisht me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog.